Microsoft është njëra nga kompanitë, e cila ka paditur qeverinë amerikane për shkak të urdhrit për kërkimin e të dhënave të përdoruesve, ndërsa tash kompania softuerike ka konfirmuar mbështetjen e saj për mbrojtjen e përdoruesve duke thënë se nuk planifikon që të bashkëpunojë me qeveritë për hakimin e përdoruesve të saj.
Brad Smith nga Microsoft ka deklaruar se kompania e tij është në tërësi e përkushtuar në bashkëpunimin me qeveritë në sigurimin e të dhënave të përdoruesve atëherë kur janë të detyruar ta bëjnë këtë nga ana ligjore, por nga ana tjetër, ata nuk kanë për qëllim të zbulojnë të dhënat e përdoruesve si pjesë e një programi tjetër.
“Nuk do t’i ndihmojmë asnjë qeverie, përfshirë edhe atë tonën, në hakimin ose sulmet e cilido nga përdoruesit. Do të dorëzojmë të dhëna vetëm atëherë kur jemi të detyruar nga ana ligjore ta bëjmë këtë”, ka thënë ai.
Duke folur për zbulimin e kohë më parë të Wikileaks, Smith ka shpjeguar se nuk ka informacione, të cilat janë pranuar nga ana e kompanive të huaja përmes kanaleve zyrtare, edhe pse disa raportime kanë folur se kanë marrë afat prej 90 ditësh që të përmirësojnë lëshimet.
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X