Ky sedan elektrik, pritet të jetë konkurrent i fuqishëm në treg
Javën që vjen, Mercedes e prezanton VISION EQS, që është makina e re elektrike, e cila vjen pas EQC SUV dhe furgoni EQV, që së shpejti hyn në prodhim, transmeton Telegrafi.
Para se ta shfaqë në tërësi, këtë model që është i ngjashëm me S-Class dhe do të rivalizojë me sedanin elektrik Porsche Taycan, Mercedes ka treguar disa pjesë të kësaj makine.
“Bukuri që zgjatë, e cila do ju pëlqejë. Detajet e para, të versionit të luksit të qëndrueshëm. Mercedes-Benz VISION EQS tërësisht elektrik, shfaqet më dhjetë shtator” thuhet shkurt krahas imazheve të shpërndara.
Në fotografi shfaqet grilli i ri Panamericana, por nuk shihen edhe dritat, në mënyrë që të bëhet krahasimin me modelet tjera nga kjo linjë, që është shumë e mirë.

Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...