Kompania gjermane e makinave “Daimler” deklaroi sot se do të tërheqë nga tregu 3 milion automjete “Mercedes-Benz” me motor nafte në Evropë.
Kompania theksoi se kanë vendosur vet që të tërheqin 3 milionë makina nga Europa me qëllim që të përfeksionojnë uljen e ndotjes.
“Daimler”, e cila zotëron markat Mercedes dhe Smart tha se bordi i saj ka miratuar masat për të ulur akoma më shumë ndotjen, që do të thotë se do të investohen 220 milionë euro në motorin e makinave Mercedes Benz me naftë.
“Debati publik rreth motorëve me naftë po krijon pasiguri, veçanërisht tek klientët tanë. Prandaj kemi vendosur për masa shtesë për të siguruar klientët tanë që kanë makina me naftë dhe për të forcuar besimin në teknologjinë e naftës”, tha Dieter Zetsche, kryetar i bordit drejtues dhe kreu i kompanisë Mercedes.
Kompania “Daimler” tha gjithashtu se modifikimet dhe investimet që do t’u bëhen makinave të reja nuk do të kenë asnjë kosto për konsumatorët. Zbatimi i këtyre masave shtesë për të ulur ndotjen e motorëve me naftë do të fillojë javët e ardhshme.
PS kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë deklaratë kundër gjykimit...
Kush përfiton nga paga e 13-të? Murati jep detaje
Grabitje e armatosur në një bankë në Tiranë
Gjykata merr vendim për nëntë persona të dyshuar për keqpërd...
Dhuna në protestë/ Prokuroria e Tiranës do referojë në SPAK ...
Zyrtare: Tuchel rinovon kontratën me kombëtaren e Anglisë