Prodhuesit gjermanë të automobilave BMW dhe Mercedes kanë paralajmëruar shuarjen e disa nga modeleve të tyre, pasi e “kanë kuptuar se janë në inflacion dhe se e kanë tepruar me modelet e reja”.
Ian Robertson, shef i shitjes dhe marketingut në BMW ka thënë për Car&Driver se është e qartë se disa modele kanë ditët e numëruara.
“E vërteta, na vijnë edhe disa modele si X2 dhe X7, por edhe të tjera, por po ashtu e di se disa modele do të largohen”, ka thënë ai.
Dieter Zetche nga Mercedes tha se në këtë vendim ka ndikuar mos shitja e modeleve “coupe” dhe “cabriolet”.
“Ekspansioni kinez ka popullarizuar limuzinat, por jo edhe disa modele të caktuara dhe kjo për mbijetesën e tyre do të mund të jetë problem”, ka thënë ai.
Sipas tyre, bëhet fjalë për disa modele si seria e katërt e BMW Grand Coupe, Mercedes GLC coupe ose Audi A5 Sportback. Por, më të rrezikuarit janë modelet e mëdha me dy dyer. Mund të ndodhë që BMW të largojë seritë 4 dhe 6 në edicionin “cabrio”, transmeton KosovaPress.
Në BMW më së shumti probleme kanë me roadster, të cilëve assesi nuk po mund t’ua kthejnë famën e vjetër. Robertson në këtë e sheh edhe arsyen e bashkëngjitjes me Toyota në roadster-in e ri Z5, i cili ka ulur shpenzimet e zhvillimit të modelit, dhe me këtë edhe pritjet e tregut.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...