Apple ka lëshuar iOS 11.4, një përditësim që sjell disa funksione të reja interesante, midis të cilave është sigurisht AirPlay 2 dhe iMessage në iCloud.
iOS 11.4 sistemon edhe një bug të 3D Touch që tani funksionon pa asnjë lloj ngadalësimi.
Është korrigjuar edhe një problem në lidhje me volumin në Controll Center.
Më në fund do të kemi iMessage në iCloud dhe do të kemi mundësinë të menaxhojmë mesazhet në pajisjet Apple, t’i sinkronizojmë dhe të fshijmë ato.
AirPlay 2 do të ofrojë streaming në më shumë pajisje audio njëkohësisht.
Mund të shfrytëzojmë Siri për të dëgjuar diçka ndryshe në një pajisje dhe në një tjetër: për shembull në kuzhinë mund të dëgjojmë një album të caktuar dhe në dhomë të gjumit mund të dëgjojmë diçka tjetër.
HomePod fiton edhe mbështetjen e kalendarit, në mënyrë që të kemi mundësinë të menaxhojmë më së miri takimet dhe impenjimet tona. /iPhoneAlbania
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...