Lenovo prezantoi në Kongresin Botëror të Telefonave tre tabletë të rinj, dy Android dhe një me sistemin Windows.
Tableti i parë përmban ekran 10.i inç FHD dhe teknologjinë Dolby Atmos, që sipas Lenovo-s, e bëjnë atë tabletin e parë Android që përdor teknologjinë e avancuar të zërit.
Ai përmban gjithashtu procesorin MediaTek 64-bit me katër bërthama, dhe është vetëm 8.9 mm i hollë.
Tableti ofron lidhjen LTE, lidhjen e dyfishtë Wi-Fi, një kamerë të pasme 8 megapikselë dhe opsione të ndryshme ngjyrash. Lenovo Tab 2 A10 do të hidhet në treg në muajin prill, ku çmimi fillon nga 199 dollarë për modelet me Wi-Fi dhe 279 dollarë për modelet LTE./krokodili.al/
Serbët kërkojnë zëvendësimin e Policisë së Kosovës me KFOR-i...
Protestuesit në Leposaviq gjuajnë me pelena ushtarët e KFOR-...
Putini nënshkruan ligjin që lejon zgjedhjet në rajonet e pus...
KFOR-i: Po punojmë për zbutjen e situatës në veri
Alarme për bomba në 75 shkolla të Serbisë
Vitia takohet me Szunyog, diskutuan për investimet në shënde...