Platforma Threads tani është e disponueshme edhe në versionin ueb, ka njoftuar kreu i Instagramit, Adam Mosseri.
“Threads.net tani është lansuar për të gjithë. Na tregoni se çfarë mendoni”, shkroi Mosseri, i cili po ashtu drejton këtë rrjet social që është i lidhur me Instagramin.
Më herët, platforma Threads ishte e disponueshme vetëm në formë aplikacioni për përdoruesit e Android dhe iOS.
Lansimi në formën ueb ishte paralajmëruar prej kohësh, dhe tani më në fund ka ardhur për të gjithë përdoruesit.
Threads, shpërtheu me të madhe me numrin e përdoruesve që në ditët e para të lëshimit. /Telegrafi/
Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet
IAEA tërheq inspektorët nga Irani, Teherani ndalon me ligj r...
Pishina zvicerane kufizon notin për të huajt pasi po shkakto...
Turqia arreston dhjetë persona dyshohen për vënien e zjarrev...
Një zonë e fshatrave Arllat dhe Gjurgjicë përfshihet nga zja...
DHTIK: Bizneset po mbyllen – importi po rritet ndjeshëm nga ...