Platforma Threads tani është e disponueshme edhe në versionin ueb, ka njoftuar kreu i Instagramit, Adam Mosseri.
“Threads.net tani është lansuar për të gjithë. Na tregoni se çfarë mendoni”, shkroi Mosseri, i cili po ashtu drejton këtë rrjet social që është i lidhur me Instagramin.
Më herët, platforma Threads ishte e disponueshme vetëm në formë aplikacioni për përdoruesit e Android dhe iOS.

Lansimi në formën ueb ishte paralajmëruar prej kohësh, dhe tani më në fund ka ardhur për të gjithë përdoruesit.
Threads, shpërtheu me të madhe me numrin e përdoruesve që në ditët e para të lëshimit. /Telegrafi/
Supremja sot shqyrton ankesën e Krivaqës
Mbahet sot seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit dhe të tjerëv...
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...