Programi i Kombeve të Bashkuara (UNDP), përmes projektit Anti-Korrupsion e në bashkëpunim me IPKO Foundation, do të zhvillojë fazën finale të ngjarjes “Game Over, Corruption”.
Faza e parë e “Game Over, Corruption” është mbajtur në dhjetor të vitit 2016, e që ishte një garë me synimin që përmes lojërave në telefona mobil, të përçojë mesazhin anti-korrupsion dhe në të njejtën kohë të angazhojë të rinjtë dhe t’i vetëdijësojë ata mbi rreziqet e korrupsionit.
Në fund të garës u zgjodhën dy ekipe fituese, që prezantuan dy konceptet më të mira, të cilat u shpërblyen me nga 4,000 Euro për t’i zhvilluar më tutje dhe kompletuar lojërat.
Në këtë fazë përfundimtare, dy ekipet fituese do të prezantojnë konceptet e tyre dhe lojërat do të lansohen për publikun, transmeton Klan Kosova.
Në ngjarje do të marrin pjesë edhe Andreë Russell, Kordinator i OKB-së dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së, Abetare Gojani, Menaxhere e Programit në IPKO Foundation dhe Agnesa Belegu, Drejtoreshë e Lojërave në Zombie Soup, kompani për zhvillim të aplikacioneve.
“Game Over, Corruption” është iniciativë që financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Agjencia Daneze e Zhvillimit (DANIDA).
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...