Kompania Samsung ka pranuar se telefonat Galaxy S10 kanë probleme me skanerin e shenjave të gishtërinjve dhe atë mund ta hapi kushdo.
Kur u prezantua në fillim, Samsung e quajti sistemin e vërtetimit të gjurmëve të gishtërinjve si “revolucionar”, pasi siguria ishte maksimale.
Por gjatë një prove që ka bërë një grua, ajo ka kuptuar se shenja e gishtit nuk është e sigurt. Ajo kishte vendosur shenjat e gishtërinjve në celular dhe më pas e kishte provuar me gishtin e dorës tjetër dhe celulari ishte hapur.
Më pas ajo kishte thirrur edhe bashkëshortin për ta provuar dhe sërish ishte hapur.
Kompania reagoi menjëherë pas këtij skandali duke u shprehur se do ta zgjidhte problemin me anë të një aplikacioni./lexo
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...