Kremlini tha se heqja nga Facebook-u e llogarive të kontrolluara nga mediat ruse, është një hap armiqësor që “mban erë” të censurës.
Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit rus, Vladimir Putin, i bëri këto komente të enjten, pak ditë pasi Facebook ka njoftuar se ka fshirë dhjetëra faqe të lidhura me Rusinë, e cila akuzohet për shfrytëzimin e medias sociale për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.
I pyetur nga gazetarët nëse ky veprim është manifestim i armiqësive dhe i censurës, Peskov tha: “Po, është”.
Më 3 prill, gjiganti social ka thënë se ka fshirë 70 llogari dhe 138 faqe në Facebook, si dhe 65 llogari në Instagram – 95 përqind e të cilave kanë qenë në gjuhën ruse.
Po sipas tij, llogaritë dhe faqet e fshira kanë pasur një milion ndjekës në Facebook dhe 500,000 në Instagram – shumica e tyre në Rusi, Ukrainë, Azebajxhan dhe Uzbekistan.
Rusia ka mohuar se ka ndërhyrë në zgjedhjet në SHBA.
Haxhiu pret përfaqësuesit e komunitetit Ashkali: Diversiteti...
Erërat e forta lënë pa rrymë qendrën e skijimit në Brezovicë
Hoxhaj takon Stoltenberg në Mynih: Bashkëpunimi vazhdon që n...
Tym në objektin e AKP-së në Prishtinë, intervenojnë zjarrfik...
Sali Berisha uron Kurtin për rizgjedhjen në krye të qeverisë
Reduktime të ujit në Fushë Kosovë, Obiliq dhe një pjesë e kr...