Një prej bursave më të mëdha të parave virtuale në Japoni njoftoi se humbi rreth 534 milionë dollarë, si pasojë e një sulmi kibernetik ndaj rrjetit të saj.
“Coincheck” pezulloi depozitimin dhe tërheqjen e të gjitha monedhave dixhitale, me përjashtim të ‘Bitcoin’-it, ndërsa vlerëson humbjet e pësuara në NEM, një monedhë më pak e njohur.
Nëse vjedhja konfirmohet, ajo do të jetë më e madhja për sa i takon monedhave dixhitale.
E shkuara nuk ka lajme të mira për tregjet e monedhave dixhitale në Tokio, pasi në vitin 2014, bursa “MtGox” falimentoi pas një vjedhjeje prej 400 milionë dollarësh, shkruan Top Channel.
“Coincheck” tha se tashmë po heton për vjedhjen dhe gjithashtu po vlerëson sa prej klientëve të saj janë prekur.
Paratë e vjedhura ishin brenda një të ashtuquajturi “portofol i nxehtë”, që do të thotë se mbaheshin të lidhura me internetin, në kontrast nga një “portofol i ftohtë”, kur paratë mbahen të sigurat jashtë linje.
Kritikët e monedhave dixhitale thonë se, veç manipulimit që bëhet me vlerën e tyre, e cila nuk kontrollohet nga Banka Qendrore, ato tashmë mund të vidhen lehtësisht dhe të fshihen e pastrohen po aq lehtë nga “hacker”-at, duke krijuar mundësi të mëdha për abuzime./tch/
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...