Gjigandi i teknologjisë kineze, Alibaba Group, është shënjestra e rreth 300 milion sulmeve në internet, sipas themeluesit të kompanisë dhe ish kryetarit ekzekutiv, Jack Ma.
Ma tha se ishte “krenar” që përkundër tiradës së nëntokës, Alipay – krahu i pagesave të grupit i cili raporton afër 1 miliard përdorues dhe përpunon transaksione me vlerë 50 miliardë dollarë në ditë – ende nuk ka humbur “një cent” ndaj hakerëve.
“Në Alibaba Group, ne kemi mbi 300 milion përpjekje të hakerëve në ditë. Çdo ditë. Por ne i trajtojmë ato. Ne nuk kemi as një problem,” tha Ma në Konferencën e Përgjithshme Globale të Forbes në Singapor, të Martën.
Për dallim nga kjo, gjigandi i teknologjisë kineze të Huawei është nënshtruar ndaj rreth 1 milion sulmeve në internet, sipas drejtorit të tyre të sigurisë.
Alibaba u përball me një përpjekje gjithëpërfshirëse të sulmit kibernetik në shkurt, i cili kërcënoi të kompromentonte llogaritë e 20 milion përdoruesve në faqen e tyre të tregtisë elektronike, Taobao. Kompania tha se zbuloi sulmin “në herë të parë”.
Ma përmendi aftësitë e teknologjisë së përparuar të kompanisë, të cilën ai e quajti “AI: Alibaba Intelligence”, për shkallën e vazhdueshme të suksesit, duke përmendur se makinat janë superiore ndaj njerëzve në përdorimin e logjikës për të prishur sjelljet e gabuara në internet. /Telegrafi/
Humb jetën 42-vjeçari gjatë një loje futbolli në Vlorë, dysh...
Shtirej si prokurore për të marrë para, arrestohet e dyshuar...
Kurti: Mërgimtarë të shumtë nga Zvicra po vijnë të na mbësht...
Mbi 100 aksidente brenda 24 orëve/ Një me fatalitet, dhjetër...
Japonia miraton buxhet rekord prej 58 miliardë dollarësh për...
Kurti takohet me studentët: Ju jeni pasuria më e madhe e ven...