Kanë rrjedhur fotografitë e Samsung Galaxy S8 kur kanë mbetur më pak se një muaj që ky produkt të dalë në shitje.
Kështu të paktën pretendon Evan Blass, një “rrjedhës serik” i cili e postoi një fotografi të një telefoni të mençur për të cilin ai thotë se është Samsung S8, shkruan Daily Mail, transmeton arbresh.info.
Në bazë të fotografisë , telefoni ka një ekran të madh dhe të lakuar, si dhe nuk e ka butonin Home, dy tipare për të cilat ky model është përfolur.
Për shumë përdorues të Samsung, Samsung S8 është model i cili mundet t’i ndihmojë firmës Samsung të rimëkëmbet pas fiaskos me Samsung Galaxy Note 7.

Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
“Misioni u krye me sukses” – astronautët f...
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...