Thashethemet kanë spekuluar tashmë që Galaxy S10 mund të sjellë pesë kamera në total, gjatë lansimit në vitin e ardhshëm. Tre në anën e pasme, dy në pjesën e përparme. Drejtori i telefonisë mobile të Samsung, DJ Koh, konfirmoi një përmirësim të dizajnit për Galaxy S10, por nuk hyri në detaje. Një informatë e re, megjithatë, mund të tregojë një mënyrë se si do të përmirësohet dizajni i Galaxy S10.
Një pajisje Samsung SM-G405F që drejtohet nga Android 9 u krahasua në testin HTML5. Raportet na bëjnë të besojmë se kjo pajisje mund të jetë Galaxy S10 i ardhshëm. Pajisja e përmendur ka një ekran me raport 19:9 , i cili është më i gjatë se raporti i tanishëm 18.5:9 i përdorur në Galaxy S9.
Avansimi me një ekran më të gjatë do të lejonte Samsung të përdorte një ekran më të madh në një telefon me të njëjtat dimensione fizike. Duke zvogëluar kuadrin e sipërm dhe të poshtëm, mund të arrihet një efekt më i plotë i shfaqjes së ekranit pa ndikuar në raportin e përgjithshëm të trupit të pajisjes.
Galaxy S10 do të jetë iPhone X i Samsung, një model i përvjetorit të dhjetë. Kompania ka barrën të krijoj një telefon që do t’i lë konsumatorëve përshtypje të veçantë. /Telegrafi/
Haradinaj në 7-vjetorin e Ushtrisë së Kosovës: Vendim histor...
Pas një dekade ndërprerjeje, rinis funksionimi i naftësjellë...
Elijona shpërthen në lot, Klodi i qëndron pranë
Rama: Shqipëria do të presë vitin e ardhshëm tryezën e udhëh...
Vazhdon protesta e fermerëve në Greqi, bllokohet për disa or...
Lewandowski do të qëndrojë te Barcelona edhe për një sezon?