Google ADS

ISIS kërcënon me vdekje themeluesit e Twitter

09:17 | 4 Mars 2015
Arbresh Info

Twitter dhe punonjësit e saj kanë marrë kërcënime me vdekje nga mbështetësit e ISIS-it, sepse kanë cenzuruar këtë organizatë. Në mesin të kërcënuarve është edhe Jack Dorsey, bashkë-themelues i Twitter, raporton Buzzfeed, transmeton ItShqip.com.

Edhe pse Twitter ka të drejtën të fshijë mesazhe, dhe i largon ato mesazhe të cilat promovojnë gjuhën e urrejtjes apo kërcënimet për terrorizëm, kështu nuk mendon ISIS-i dhe për këtë arsye nga kjo organizatë mendojnë që për këtë cenzurë duhet të përgjigjen me luftë të vërtetë.

“Lufta juaj virtuale ndaj nesh është arsyeja kryesore që ne do t’ju përgjigjemi juve me luftë të vërtetë… Ju e filluat këtë luftë. Ju kemi thënë që nga fillimi, kjo nuk është lufta juaj, ndërsa ju vazhdonit ti mbyllni profilet tona në Twitter, por ne gjithmon jemi rikthyer. Ndërsa kur luanët tonë do të vijn për frymën tuaj të fundit, ju nuk do të riktheheni asnjëherë më.” thuhet në postimin e ISIS-it.

Nga Twitter njoftuan se në bashkpunim me shërbimet e sigurisë të cilët bëjnë vlersimin e kërcënimeve, do të merren masat e duhura për siguri plotësuese nësë është e nevojshme./itshqip/

Shpërndaje në rrjete sociale