Analisti i njohur për produktet e Apple, Ming-Chu Kuo, tha se iPhone 15 Pro Max do të përbëjë 35-40 për qind të porosive për serinë 15.
Ai pret që 15 Pro Max të shitet 10-20 për qind më mirë se 14 Pro Max, kjo për shkak se ky model pritet të ketë një kamerë me zmadhim të periskopit
Sipas tij edhe iPhone 16 Pro do të ketë gjithashtu një periskop, që do të përfitojë shumë nga shitjet.
Kjo do të thotë që përdoruesit mund të kapin subjekte të largëta me pastërti dhe detaje më të mëdha pa u afruar fizikisht me to.
Largan thuhet se është furnizuesi ekskluziv i modulit të periskopit për modelin iPhone 15 Pro Max. /Telegrafi/
Supremja sot shqyrton ankesën e Krivaqës
Mbahet sot seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit dhe të tjerëv...
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...