Pasi e mundi njeriun në shah dhe poker, inteligjenca artificiale e sfidon edhe në videolojëra, si “Capture the flag”.
Këtë sfidë e ka lëshuar sistemi “DeepMind” i gjigantit të informatikës “Google”, i përshkruar në studimin e publikuar në revistën “Science” nga grupi i koordinuar nga Max Jaderberg.
Bëhet fjalë për një sistem që njeh vetëm rregullat bazë të lojës dhe është në gjendje të mësojë duke luajtur kundër vetes, deri në pikën që të bëhet një kampion.
Në të kaluarën, në sfida të tjera mes inteligjencës artificiale dhe njeriut ky i fundit ka humbur.
Një prej fitoreve të para të realizuara nga një kompjuter kundër njeriut është ajo e “Deep Blue” i krijuar nga IBM-ja, që u bë i famshëm sepse mundi në vitin 1997 kampionin e botës, shahistin Garry Kasparov./Ansa/
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...