Gjiganti francez i automobilave, “Peugeot” krijon automjetin që kupton shoferin, që e njeh në atë pikë sa arrin të parashikojë edhe dëshirat e tij më të vogla.
Një mjet i së ardhmes, që përveç se ofron pilotimin automatik, një karakteristikë që tashmë duket e paevitueshme kur flitet për të ardhmen e udhëtimit, në të njëjtën kohë nuk të heq kënaqësinë e të pilotuarit të makinës (një nga arsyet bazë përse blejmë një veturë).
Objektivi ishte që të prodhohej një mjetë në simbiozë me të gjitha objektet smart të ndërlidhura që rrethojnë jetën tonë dhe për të ofruar një mënyrë të re të të jetuarit të udhëtimit.
Një projekt ambicios ky që konkretizohet me modelin “Instinct Concept”, një veturë hibride që çliron 300 kuaj fuqi.
“Instinct Concept është një Peugeot që ofron diçka ndryshe, një ndjenjë më shumë”, deklaroi Jean-Philippe Imparato, drejtori i përgjithshëm i “Peugeot”.
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje