Kompania “Instagram” e cila po rritet çdo ditë e më shumë, ka shpërblyer të riun kosovar Benjamin Gecaj, i cili ka arritur të gjejë mangësi në këtë rrjet social.
Benjamini është nga fshati Llaushë, i komunës së Skenderajt dhe ndjek studimet e vitit të parë në Shkenca Kompjuterike në kolegjin privat UBT , përcjell Magazina.al.
Ai si studenti i vetëm shqiptar nga miliona përdorues të Instagram-it , arriti të përmirësojë gabimet e kësaj platforme, prandaj edhe do shpërblehet me 25 mijë dollarë.
Ndërkohe Benjamini ka theksuar se Instagram është platformë që ka tipare dalluese, por gjithsesi sipas tij nuk ka qenë e vështirë që të gjejë mangësi në sigurinë e përdoruesve.
“Për disa muaj rresht kam testuar mangësitë dhe gabimet e Instagram-it dhe kam raportuar tek kompania dhe si përgjigje ata më aprovuan testimet, si dhe më kanë shpërblyer me një shumë të konsiderueshme të të hollave, që pres t’i marrë ditëve në vazhdim”, tregoi Gecaj, i cili duke shpjeguar mënyrën e realizimit të kësaj pune, shtoi se ka arritur që me llogari të rreme, të mbyllë shumë llogari të përdoruesve.
UEFA-s miraton vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbo...
Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu ...
Ludo flet me Labin: Bigu është sen interesant
Spiropali: Shqipëria angazhohet diplomatikisht për mbrojtjen...
Tahiri: Do të votojmë pro rezolutës për ish-krerët e UÇK-së
Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme sonte në ora 19:00