Ne tashmë e dimë se Galaxy S10 i Samsung do të redizejnohet plotësisht dhe përmirësimet janë të fokusuara në konkurrencën ndaj iPhone X dhe shumë të pritura. Por është veçoria kryesore e telefonit që ka gjasa të marrë shumicën e thashethemeve të njerzve, dhe informacioni i ri i brendshëm ka zbuluar detaje të mëtejshme.
Ky burim është Ice Universe, gjithnjë i frytshëm me informata të sakta. Duke rrjedhur me sukses Galaxy S9 dhe Note 9 tashmë këtë vit, IU thotë se “Galaxy S10 shton një version 5G, bazuar në Beyond 2 dhe duke shtuar një baseband 5G”, shkruan Forbes.
Ndërsa zakonisht të përpiktë në informata, ky informacion nga IU është arsye për festim edhe shqetësim. Ndërsa konfirmimi se Samsung do të zbatojë funksionalitetin 5G të njoftuar kohët e fundit nga Qualcomm është me karakter të festimit, Ice Universe sugjeron se mund të jetë i kufizuar, transmeton Telegrafi.
‘Beyond 2’ është emri i koduar nga Samsung për Galaxy S10 +, ndërsa ‘Beyond 1’ është Galaxy S10 dhe ‘Beyond 0’ është modeli i ri i lirë. Kështu, mund të ndodh se Samsung do të kufizojë mbështetjen e 5G për Galaxy S10 + më të madh.
Një veprim i tillë ka potencialin për të shpaguar Samsung, duke çuar më shumë përdorues në modelin më të shtrenjtë. Natyrisht, është krejtësisht e mundshme që Ice Universe të ketë informacion vetëm për Galaxy S10 + në këtë fazë. /Telegrafi/
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...
Fundi i vetmisë dhe lidhjeve të këqija: Pesë shenja që në sh...
Çfarë shkakton migrenën?