General Motors ka njoftuar të dhënat kryesore për automjetin rrugor elektrik me një dizajn të bukur.
Më parë, kishin raportuar se Hummer po kthehet përsëri. Për dallim nga origjinali, megjithatë, nuk duhet të jetë një makinë me gaz, por një makinë elektrike. Tani General Motors i ka konfirmuar thashethemet.
General Motors ka publikuar katër klipe të shkurtra. Këto janë pjesë e reklamës “Quiet Revolution”, transmeton Telegrafi.
Në video përmenden disa specifikime të Hummer EV. Makina elektrike ka 1.000 kuaj-fuqif, dhe arrin shpejtësinë nga 0 në 100 km / orë në vetëm 3 sekonda.
Akoma nuk ka informacion mbi çmimin. Zbulimi i madh i Hummer EV është planifikuar për 20 maj 2020.
Prodhimi i makinës elektrike është planifikuar të fillojë në vjeshtën e vitit 2021. Kohët e fundit, General Motors njoftoi se do të përmirësonte një fabrikë në Detroit për të prodhuar makina elektrike. Është mjaft e mundur që Hummer EV të prodhohet atje.
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...