Një grup hakerash thonë se po dhurojnë para të vjedhura elektronikisht për bamirësi.
Hakerat e Darkside pretendojnë se kanë zhvatur miliona dollarë nga kompanitë, dhe se tani duan ta “bëjnë botën një vend më të mirë”.
Në një postim në faqen e tyre online, banda postoi fatura 10 mijë dollarëshe që ia kishin dhuruar dy organizata bamirësie.
Një prej organizatave “Fëmijët Ndërkombëtarë” thonë se nuk do t’i mbajnë paratë.
Kjo po shihet si një zhvillim i çuditshëm dhe shqetësues si moralisht ashtu edhe ligjërisht.
Në një postim më 13 tetor, hakerat kanë pretenduar se ata kanë në objektiv vetëm kompanitë e mëdha fitimprurëse.
Hakerat bllokojnë të gjithë sistemin kompjuterik deri në momentin kur kompania paguan paratë.
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...
Berisha pyetet për ish-krerët e UÇK-së: Zotëri unë jam kosov...
Risitë kryesore që priten në iPhone 18 – çfarë po plan...