Për momentin, 60 kompani lejohen të provojnë makina autonome në rrugë.
Waymo, divizioni i makinave pa shofer i kompanisë Google, mori licencën e parë për të testuar makina pa shofer në rrugët e Kalifornisë, theksoi shtypi vendas.
Për momentin, 60 kompani lejohen të provojnë makina autonome në rrugë, por Waymo është e para kompani që e merr atë për të testuar makinat pa shoferin e sigurisë.
“Kalifornia ka punuar për vite me radhë dhe do të vazhdojë të ketë siguri publike në një linjë me zhvillimin e kësaj teknologjie”, tha numri një i Departamentit të Transportit në Kaliforni, Jean Shiomoto, transmeton “Alsat M”.
Licenca lejon mundësinë e kryerjes së testeve dhe makinat e para pa shofer do të rezervohen për punonjësit e Waymo-s.
Osmani reagon pas nismës së kongresmenëve për Kosovën në NAT...
Ekstradohen dy të kërkuar ndërkombëtarisht, njëri nga Kroaci...
Flick e konfirmon rikthimin e Raphinhas dhe Bernal për ndesh...
Kurti në shkrimin për 1 maj merret me opozitën: S’i votuan 2...
Bllokada e Ngushticës së Hormuzit po hap rrugë tokësore alte...
Diaspora 12 ditë afat për t’u regjistruar si votues