Dritat e Krishtlindjeve “vrasin” shpejtësinë e WiFi në shtëpinë apo zyrën tuaj.
Sipas The Sun, këto drita, të cilat ndezin me ritme të ndryshme, mund të krijojnë fusha elektromagnetike, të cilat më pas ndikojnë në lidhjen me brez të gjerë pa tel.
Në këto raste thjesht zhvendosni ruterin pak më larg nga vendi ku janë vendosur dritat.
“Për të reduktuar ndikimin e tij, duhet ta mbani ruterin tuaj sa më larg nga dritat e Krishtlindjeve”, thotë një ekspert.
“Për fat të keq, këto sende lëshojnë rrezatim elektromagnetik që mund të jetë i dëmshëm për Wi-Fi tuaj. Disa drita mund të mos kenë shumë efekt, por kur keni qindra prej tyre rreth shtëpisë tuaj, efektet e tyre mund të funksionojnë në mënyrë të shumëfishtë, duke bërë që sinjali juaj Wi-Fi të ndërhyjë dhe përfundimisht madje të ndërpresë lidhjen tuaj. Ky problem njihet si zhurma e përsëritur e impulsit elektrik. Mund të heqë sinjalin WiFi ose ta bëjë atë të paqëndrueshëm”, shton ai./Top Channel/
Një grua dërgohet pa shenja jetë në QKMF në Suharekë, polici...
Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën
Rama publikon pamjet: Transformimi i Spitalit Onkologjik vaz...
Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit
Autobusi me 40 student bie në humnerë në Kolumbi, 16 të vdek...
“E kam vërejt që është ftohë”, Edi dhe Dolce drejt ndarjes?