Telefoni i palosshëm i Samsung, Galaxy X, pritet të lansohet në fillim të vitit 2019 dhe tani CEO i kompanisë ka folur për të zbuluar detaje të reja. Sigurisht që ka gjasa të quhet Galaxy F, shkruan T3.
Samsung po punon shumë në kategorinë e saj të re të telefonit të mençur, Galaxy X, apo Galaxy F, si mund të quhet. Në lançimin e fundit të Galaxy Note 9, CEO i Samsung-ut DJ Koh foli për celularin e ri të palosshëm.
Ai tha se Samsung është “duke u fokusuar në zhvillimin e risive që do të pranohen dhe pëlqehen nga konsumatorët” dhe se “nuk duan të humbasin titullin e parë në botë”. Kjo sugjeron se Samsung synon të jetë i pari që do të lëshojë telefonin e palosshëm, diçka që Huawei ka pohuar publikisht se do të bëjë. Gara është e hapur.
Një tjetër koment interesant nga Kohu erdhi në këtë formë: “Nuk do të kishim nisur [projektin] në qoftë se do të ishte një gjë e përkohshme”. Po fliste për telefonin e palosshëm. Kjo sugjeron se ne nuk do të shohim vetëm një Galaxy X, por një të parë në një linjë të re të telefonave inteligjentë.
Shpresojmë se kjo është një shenjë e mirë që do të ketë përkrahjen afatgjate të Samsung përderisa shumë hulumtime deri tani kanë shkuar në atë që duhet të jetë një produkt i mirë që nga fillimi.
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...