Për vite me radhë, Samsung ka qenë një udhëheqës në shitjet e telefonave celular, por edhe i pakrahasueshëm në ekrane.
Jo vetëm kur bëhet fjalë për telefonat mobil nga ky prodhues – Samsung është gjithashtu furnizuesi më i madh i ekraneve me cilësi për pothuajse të gjithë prodhuesit e tjerë të telefonave mobilë.
Shpesh kemi shprehur vlerësimet më të larta për cilësinë e ekranit në telefonat Samsung, dhe tani prodhuesi i Koresë së Jugut shkon më tej: në vendlindje, Samsung sapo ka patentuar teknologjinë e ekranit SAMOLED, i cili duhet të debutojë në telefonat Samsung Galaxy S11 ose Fold 2.
Duhet theksuar se kjo nuk është aspak një teknologji Super AMOLED që ishte aktuale disa vjet më parë, kjo është diçka krejtësisht e re.
Këta telefona, ose të paktën Galaxy S11, pritet të debutojnë gjatë muajit shkurt në Barcelonë.
Sigurisht, është logjike të pritet që teknologjia SAMOLED do të japë cilësi edhe më të mirë të ekranit dhe do të zëvendësojë llojin aktual të ekranit Dynamic AMOLED në telefonat Samsung./tch/
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari