Një përditësim në rrjetin social Instagram, i cili u zbatua me qëllimin për të përmirësuar mirëqenien e përdoruesve, mesa duket i nxit ata që të postojnë më shumë. Ky në fakt është një ‘efekt anësor’ në dukje i paparashikueshëm.
Sipas një ish-punonjësi të kompanisë Instagram, e cila është në pronësi të Facebook, ka spekuluar se ndryshimi i bërë për të fshehur pëlqimet tek postimet mund të ketë një efekt anësor që për arsye të panjohura nuk u zbulua nga drejtuesit e kompanisë.
“Ekziston gjithashtu një hipotezë brenda kompanisë, sipas së cilës ‘fshehja’ e pëlqimeve do të rrisë numrin e postimeve që njerëzit do të bëjnë në këtë rrjet social, duke i bërë ata që të ndihen më pak keq kur postimet e tyre nuk marrin shumë pëlqime,” shton ish-punonjësi.
Më shumë postime përkthehen në më shumë kohë që kalohet në këtë rrjet social, dhe gjithashtu përkthehet në rritjen e mundësive për të fituar më shumë të ardhura nga reklamat.
Hapi i ndërmarrë për të ‘fshehur’ numrin e pëlqimeve në postime, e cila u prezantua në muajin prill, kishte si qëllim kryesor uljen e stresit në lidhje me jetën ‘virtuale’ të cdo përdoruesi. Por nëse e mendojmë në një aspekt më të gjerë, në të vërtetë ky ndryshim në Instagram nxit postimin e fotove dhe videove, pa i kushtuar vëmendje numrit të pëlqimeve apo sesa bukur dukeni në postimin që shpërndani.
Disa punonjës të Instagram gjithashtu besuan se ky përditësim do t’i bënte përdoruesit e pasigurt të ndjeheshin më pak të prirur për të modifikuar postimet e tyre.
Mesa duket Facebook nuk mendon shumë për përdoruesit e tij!/TechSot.Al
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...