Franca lanson aplikacion për të alarmuar sulmet terroriste

French soldiers patrol near the Eiffel Tower in Paris as part of the "Vigipirate" security plan December 23, 2014. French security forces stepped up protection of public places on Tuesday after three acts of violence in three days left some 30 wounded and reignited fears about France's vulnerability to attacks by Islamic radicals. REUTERS/Gonzalo Fuentes (FRANCE - Tags: TRAVEL MILITARY POLITICS) - RTR4J2O9

11:58 | 8 Qershor 2016
Arbresh Info

Qeveria e Francës ka lansuar një aplikacion për telefona të mençur që do i njoftojë përdoruesit për ndonjë sulm terrorist të mundshëm duke i ofruar atyre informata se si të qëndrojnë të sigurt. Ministri i Brendshëm i Francës prezantoi aplikacionin të mërkurën para UEFA Kampionatit Evropian 2016, që fillim të premten.

Zyrtarët e Francës dhe vendet e tjera ka paralajmëruar që turneu mund të jetë shënjestër e sulmeve terroriste, shkruan portali arbresh.info. Aplikacioni, i quajtur SAIP, është zhvilluar si pjesë e një pilot projekti pas sulmit terrorist në muajin nëntor të vitit të kaluar në Paris.

Aplikacioni do të jetë në dispozicion në Francë dhe Angli përmes platformës iOS dhe Android./arbresh.info

french_terror_app.0

Shpërndaje në rrjete sociale