Një skandal i madh ka përfshirë sërish Facebook-un, i cili akuzohet së ka përgjuar jo vetëm mesazhet e përdoruesve por edhe telefonat e tyre.
Dyshimi është thelluar më shumë gjatë viteve. Facebook mendohet të ketë dëgjuar telefonatat e përdoruesve të tij përmes mikrofonit të celularit, përcjell Telegrafi.
Gjithashtu përgjon edhe vendndodhjen, leximin e mesazheve dhe regjistrin e telefonatave. Denoncimi këtë herë vjen nga “Six4Three”, që ka dorëzuar padinë në gjykatën e San Mateo në Kaliforni.
Sot ajo i ka pushuar të gjitha aktivitetet e saj, por në vitin 2015 pretendon të ketë qenë dëmtuar rëndë nga ndryshimi i politikës së Mark Zuckerberg.
Që prej vitit 2015, Facebook u ndaloi kompanive të treta që zhvillonin shërbime për rrjetet sociale, si “Six4Three”, të mblidhnin informacione mbi rrjetin e miqve të përdoruesve. /Telegrafi/
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit