Facebook përdor inteligjencën artificiale për të parandaluar vetëvrasjet. Platforma, që prej kohësh punon me shoqata që merren me këtë temë, do të vendosë një mjet të ri për të njohur postimet e personave që japin sinjale alarmi.
Sistemi aplikohet për videot e drejt për drejtë, pra Facebook Live. Ai që sheh një video të tillë ku ka tentativa vetëvrasje mund të vihet në kontakt me personin, ndërsa për vetë personin në vështirësi do të shfaqen disa mundësi për të kërkuar ndihmë nga miqtë, apo një asistencë e kualifikuar.
Ky sistem është përpjekja e fundit në këtë drejtim, pasi qershorin e kaluar në rrjetin social u vendos mundësia që përdoruesit të shënojnë postimet e miqve në rrezik.
“Vetëvrasje është shkaku i dytë kryesor i vdekjeve për moshat 15-29 vjeç. Të parandalosh një vetëvrasje është e ndërlikuar, por ekspertët thonë se një nga mënyrat më të mira për të ndihmuar atë që është në rrezik është të dëgjosh atë dhe personat e ngushtë të tij”, shpjegon Mark Zuckerberg në një postim.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK