Facebook do të kontaktojë me 87 milion përdoruesit e prekur nga skandali Cambridge Analytica bëri të ditur kompania.
Të prekurit do të marrin një mesazh të detajuar në Kryefaqet e tyre të Facebook.
Gjithashtu 2.2 miliardë përdoruesit do të marrin një njoftim “Protecting Your Informacion” me një link i cili tregon se cilat aplikacione që kanë përdorur kanë akses në informacionet e tyre, PCWorld Albanian.
Nëse dëshirojnë ata mund të ndalojnë aksesin e këtyre aplikacioneve plotësisht.

Rrjeti social thotë se 70 milion prej të prekurve janë në SHBA ndërsa 1 milion në Filipine dhe Indonezi.
Cambridge Analytica akuzohet se ka grumbulluar informacionin e miliona përdoruesve pa dijeninë e tyre.
Më pas kompania shfrytëzoi platformën e reklamimit të Facebook për tu dërguar mesazhe elektorale në favor të presidentit Amerikan Donald Trump.
Akademiku i Universitetit të Kembrixhit dhe kompania e tij Global Science Research përdorën aplikacionin quiz “This is Your Digital Life” për të grumbulluar të dhënat e përdoruesve.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...