Milionerët që besohet të jenë nga Arabia Saudite, i kanë lënë makinat e tyre luksoze, në një hapësirë të ndaluar në qendër të Londrës.
Kjo ka bërë që autoritet e rendit, t’ju vënë nga një gjobë prej 100 eurove, të pesë veturave që së bashku kushtojnë mbi një milion euro, transmeton Telegrafi.
Në mesin e tyre është një Ferrari 458 që kushton afro 200 mijë euro, Lamborghini Countach në vlerë të 250 mijë eurove dhe një Diablo që kushton më se gjysmë milioni.
Ky është vetëm fillimi i dënimeve për pronarët e makinave të shtrenjta, që vijnë nga Lindja e Mesme dhe Rusia, të cilët parkojnë në hapësirat e ndryshme të kryeqytetit anglez.
Për disa vite me radhë, ata kalojnë një pjesë të pushimeve aty, ndërsa udhëtojnë me makina luksoze dhe të shtrenjta, duke e kthyer zonën në një ‘panair’ shumë të këndshëm. /Telegrafi/



Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...