Të ndërtosh një makinë është një punë e vështirë, por disa makina janë akoma edhe më të vështira për t’u ndërtuar. Dhe nëse ka një makinë e cila kërkon një kohë relativisht të madhe si proces ajo është padyshim Bugatti Chiron.
Kompania me seli qëndrore në Molsheim ka nxjerrë nga fabrika makinën e 100-të Bugatti Chiron, që kurse nisën këtë model në vitin 2016. Edhe pse duket një kohë shumë e gjatë për prodhimin e një makine të tillë, drejtuesit e kompanisë shprehen se “Bugatti Chiron po ndërtohen me një shpejtësi shumë të madhe”. Bugatti numër 100 është blu dhe me pjesën e pasme të zezë mat, transmeton tch.
Kompania e makinave luksoze vendosi që në vitin 2016 të prodhonte vetëm 500 makina të tilla sportive me 1500 kuaj/fuqi. Chiron mendohet të arrijë një shpejtësi maksimale 463 km/h, ndërsa është testuar në fillimet e saj që në 2.4 sekonda arrin 100 km/h, 0-200 i arrin në 6.5 sekonda, ndërsa 0-300 km/h i arrin në 13.6 sekonda.
200 makinat e para janë blerë pa u prodhuar ende e para, me një çmim fillestar prej 2.4 milionë euro, ndërsa të gjithë blerësit kanë depozituar që në gusht të vitit 2016, 200 mijë euro parapagim.


Juventus shënon fitore minimale ndaj Bolognas në udhëtim
Hamza: Asnjë luftëtar i lirisë nuk do të jetë kurrë vetëm, a...
Prishtina fiton derbin me Bashkimin – humbja e katërt ...
Numri i të vrarëve rritet në 16 nga sulmi në Australi
Policia britanike shpall në kërkim një shtetas shqiptar
Për herë të dytë me radhë, “Team Vitality” fiton Majorin në ...