Sipas një raporti të analistit të mirënjohur Ming-Chi Ku, linja e Apple e modeleve të iPhone për vitin 2020 do të ketë ekrane OLED, me dy madhësi të reja të ekraneve dhe mbështetje për 5G, raporton GSMArena.
Kuo pret që do të ekzistojnë dy modele premium: OLED 5,4 inçësh dhe OLED 6,7 inçësh, të cilat do të kenë mbështetje 5G; Telefoni i tretë do të jetë pasuesi i iPhone XR, me një ekran OLED prej 6.1 inçësh dhe mbështetje LTE. Në këtë mënyrë, Apple ka në plan t’i përmbushë kërkesat e adhuruesve që e kërkuan një iPhone më të vogël (iPhone i tanishëm ka ekran prej 5.8 inçëve dhe peshon rreth 180 gramë).
Ming-Chi Kuo beson se dy modelet e iPhone për vitin e ardhshëm, të cilët do të kenë mbështetjen për 5G, do t’i përdorin modemet Qualcomm, për shkak se modemet që prodhohen në mënyrë të pavarur nga Apple nuk priten para vitit 2022.
Sa i përket linjës së sivjetme, e cila pritet në vjeshtë, ajo do të mbështetet në modemët 4G të Intelit (edhe pse Inteli ka njoftuar më parë se do të largohet nga tregu i modemëve).
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit