Projektuesit e superjahtit me energji hidrogjeni Sinot kanë mohuar sot lajmin sensacional se miliarderi amerikan Bill Gates ka porositur një të tillë.
Një ditë më parë është raportuar gjerësisht se Z. Gates porositi një anije luksoze prej 645 milionë dollarëve, bazuar në konceptin i cili u shfaq në Monaco në vitin 2019.
Por, Sinot tha se ajo nuk kishte “marrëdhënie biznesi” me Bill Gates.

Ajo ka shtuar se një jaht i tillë, i quajtur Aqua, nuk ishte “i lidhur” as me atë, as me ndonjë nga përfaqësuesit e tij.
“Aqua është një koncept në zhvillim dhe nuk i është shitur z. Gates”, citohet të ketë thënë një zëdhënëse.
Një jaht i tillë thuhet se do të ishte e gjatë 112 metra, sipas materialit publicitar të lëshuar nga Sinot./tch/
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...