Bill Gates menduar fillimisht se interneti do ta bënte botën më të arsyeshme, por më vonë e kuptoi se ishte mjet për dezinformata dhe “ide të çmendura”.
Sipas multimiliarderit, atë mendim patën të gjithë njerëzit që e filluan revolucionin digjital.
Ai priste që interneti do t’i bënte njerëzit të kërkonin informacion dhe të ishin më të përgjegjshëm.
Megjithatë, kreu i Microsoftit beson se ka ndodhur e kundërta e asaj që pritej, raporton Business Insider.
“Kishte shumë prej tyre me ide të çmendura”. Le ta quajmë veten QAnon (ndjekës të teorive konspirative)”, theksoi Gates.
Ai shpreson se brezat e rinj do të jenë mjaft kreativë për ta zgjidhur çështjen e dezinformatave.
Gjithashtu ai e mbështet Inteligjencën Artificiale (Al) dhe beson se është marrëzi të luftosh kundër saj, pasi sipas tij do ta lehtësojë mungesën e fuqisë punëtore dhe do ta bëjë botën më të pasur. /Telegrafi/
Teknologjia ukrainase e dronëve në rritje
Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në procesin e negoci...
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Pris...
BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...
Bastiset banesa e Shkëlzen Gashit, Policia e Krimeve të Rënd...
Dyshohet se i keqpërdorën 137 mijë euro, aktakuzë ndaj dy zy...