Apple për iPhone dëshiron funksion të ngjashëm me ContinuumKupertino | 25/03/2017 18:26 SHPËRNDAJE Kur para pesë vjetësh Microsoft prezantoi pajisjen Surface 2 në 1, drejtori i kompanisë Apple Tim Kuk kishte qeshur me aparatin e ri nga Redmond, duke thënë se bëhet fjalë për një përzierje të çuditshme të tosterit dhe frigoriferit.
Por, qëkur Surface arriti sukses, kjo e detyroi Apple që të ndryshojë mendjen. Pas kësaj kemi parë iPad me tastierë e cila ishte afër konceptit që Microsoft e vendosi në vitin 2012. Duket se Apple tash serish shikon drejt rivalit, pasi patenta e re zbulon se në Kupertino mendojnë për funksionin në formë të Continuum të Microsoft-it.
Microsoft është njëra nga kompanitë e para të cilat kanë investuar qasje në shndërrimin e telefonave në PC përmes lidhjes në ekran të madh, derisa kompanitë tjera janë përfshirë më vonë. Apple me telefonin e ardhshëm pritet që të vendosë funksionin e ngjashëm. Kompania planifikon që veçanërisht të shesë pajisje, e cila do të ishte në formën e laptopit, por pa fuqi procesori dhe këtu iPhone do të luante rol thelbësor kur të përfshihet.
Kjo qasje do të ishte e ngjashme me sistemin Lapdock të HP dhe do të kërkonte që iPhone të jetë i lidhur me pajisje, në mënyrë që të shndërrojë telefonin e mençur në PC transmetues.

Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari