Analisti Endi Hargrivs nga kompania Pacific Crest Securities mendon se është i mundshëm paraqitja e telefonit iPhone 8 pa funksionin Touch ID.
Një gjë e tillë thuhet se mund të ndodhë për shkak të problemeve me skanimin optik të gjurmëve të gishtërinjve.
“Nëse nuk do të jenë në gjendje të zgjedhin problemin brenda afatit të duhur kohor, mund të eliminojnë skanimin e gishtërinjve të telefonit të ardhshëm OLED iPhone”, ka thënë ai.
Megjithatë, besohet se Apple do të vazhdojë me zgjedhjen e problemeve që kanë të bëjnë me skanimin optik të gishtërinjve. Nëse nuk arrijnë të zgjedhin problemin në disa nga muajt e ardhshëm, mund të vijë edhe deri te vonesa e telefonit iPhone, transmeton KosovaPress.
Po ashtu, ka pasur raportime se Apple po shqyrton vendosjen e funksionit të skanimit të fytyrës për telefonin iPhone 8.
Ndryshe, Apple ka vendosur Touch ID te telefonat iPhone 5s dhe ky funksion ishte i rëndësishëm për të gjithë telefonat iPhone të publikuar që nga ajo kohë.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...