Dyzet vite më parë u shit kompjuteri i parë ”Apple”.
”Apple I” u prodhua fillimisht në 200 copë, ndërkohë që u shitën 175 të tillë. Ai kushtonte 666,66 dollarë, ndërkohë që sot koleksionistët paguajnë shifra marramendëse për të pasur një të tillë.
Më 1 prill 1976, këtë kompjuter e krijuan në një garazh në Los Altos, Kaliforni, inxhinierët elektronikë, Steve Jobs, Steve Wozniak dhe Ronald Wayne.
I konceptuar nga Steve Wozniak, ”Apple I” u prezantua po në prill 1976 në Homebrew Computer Club të Palo Altos dhe filloi shitjet në korrik të po atij viti.
Mother board-i i tij ishte i thjeshtë, përmbante vetëm 30 chip-e dhe programohej nëpërmjet një tastiere alfanumerike që tregonte rezultatet në një ekran video.
Në vitin 2010 një kopje perfekte e këtij kompjuteri u shit 157 245 euro. Në 2012 një kopje tjetër u shit 374 000 dollarë. Dy vite më pas u shit një tjetër me vlerë 905 000 dollarë.
Xhaka vazhdon rehabilitimin, mungon ndaj Burnleyt
Prindërit me dy fëmijë të lënduar nga guri i madh që ra mbi ...
Rrëshqitje e madhe e gurëve, bllokohet për qarkullim rruga P...
Rama: Ndihmë financiare për qytetarët e dëmtuar nga zjarret ...
Raundi i ardhshëm i bisedimeve SHBA-Rusi-Ukrainë do të fillo...
Brikena e rezervuar pas surprizës së Mateos, i jep vetëm dor...