Pasi ka braktisur sistemin operativ Windows 10 për telefona, Microsoft po përqafon gjithnjë e më shumë Android dhe iOS dhe po përmirëson ndërveprimin me Windows për PC. Një shembull i kohëve të fundit për këtë është aplikacioni i Your Phone i kompanisë, që bën të mundur dërgimin e teksteve nga kompjuteri juaj dhe qasjen e lehtë në fotot e ruajtura në telefonin tuaj Android.
Aftësia për të hyrë dhe për të përdorur një telefon nëpërmjet Windows 10 ka tërhequr shumë njerëz – siç tregoi interesimi për aplikacionin. Në fakt, aplikacioni Your Phone është aplikacioni numër një në dyqanin e Google Play.
Duke pasur parasysh që ky aplikacion ka qenë i mundshëm për shkarkim vetëm për disa ditë, fakti që tashmë është aplikacioni i parë në listë është mjaft mahnitës. Duket se aftësia për të hyrë në mesazhe dhe tekste përmes Windows është jashtëzakonisht mbreslënëse për përdoruesit e Android.
Lajmi i suksesit të Your Phone u nda në Twitter nga Vishnu Nath, kreu i menaxhimit të programit në Microsoft Mobility, i cili poashtu falemnderoi të gjithë përdoruesit.
Popullariteti i Your Phone do të rritet, pasi Microsoft ka plane të mëdha në mendje për aplikacionin – si në Android dhe iOS – prandaj ka veçori të reja emocionuese në horizont. /Telegrafi/
Kosova pushton mediat ndërkombëtare: Finalja me Turqinë në f...
Shqipëria këtë vit planifikon t’i mbyllë 16 kapituj në proce...
Sot mblidhen dy komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës
Kryeministri Netanyahu: Jemi në gjysmë të rrugës, Irani do t...
Fluks i madh për ndeshjen Kosovë–Turqi: Komuna shton autobus...
Kosova përballë historisë: Sonte kërkon biletën për Botërori...