Pranë fundit të fluturimit të saj nëntëvjeçar, për të arritur te Plutoni, me vetëm mbi 160 milionë kilometra të mbetura
Anija kozmike e NASA-s, “Horizontet e Reja”, është pranë fundit të fluturimit të saj nëntëvjeçar, për të arritur te Plutoni, me vetëm mbi 160 milionë kilometra për të shkuar.
Pritet që kjo anije të pritet të arrijë në Pluton në muajin korrik të këtij viti. Ndërkohë – duke filluar nga dita e dielë – ajo do të nisë të fotografojë botën misterioze të akullt, të pashkelur, që njëherë konsiderohej si një planet.
Shkencëtarët thonë se fotografitë e para do të ndihmojë ata të vlerësojnë distancën e mbetur dhe për të mbajtur rrugën e duhur për këtë fluturim historik.
Kjo është vizita e parë e njerëzimit për në Pluton. Nisur nga Cape Canaveral, Floridë, në janar të vitit 2006, “Horizontet e Reja” u zgjua nga “letargjia” muajin e kaluar. Ajo tani është 5 milionë kilometra larg Tokës. (rel)
Situata në veri, Borell telefonon Kurtin
Kievi zmbraps një tjetër valë të sulmeve ajrore ruse
Nis takimi i kryetarëve me ambasadorin e SHBA-ve, të pranish...
Daçiq: Shqiptarët nuk mund të jenë kryetarë në komunat serbe
Gjendet i vdekur një person në shtëpinë e vet në Prishtinë
KFOR-i u kërkon të grumbulluarve ta lirojnë kordonin e tyre