Drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, ndau së fundmi një mendim që ka nxitur debate në të gjithë industrinë e teknologjisë.
Ai tha se “Al nuk do t’i zëvendësojë njerëzit, por njerëzit që përdorin Al do t’i zëvendësojnë ata që nuk e përdorin”.
Edhe pse kjo deklaratë mund të duket konfuze, kuptimi i saj është mjaft i thjeshtë.
Altman nuk po thotë që Al do të marrë përsipër punët e njerëzve.
Përkundrazi, ai po thekson se njerëzit që mësojnë të përdorin mjetet e Al do të ecin përpara më shpejt se ata që zgjedhin t’i injorojnë ato.
Mesazhi i Altman ka të bëjë me përshtatjen.
Meqenëse teknologjia ka ndryshuar gjithmonë mënyrën se si punojmë, dhe Al është shembulli më i fundit.
Al nuk është më e kufizuar vetëm në laboratorë apo kompani të mëdha teknologjike.
Ajo është tashmë pjesë e jetës së përditshme, që nga shkrimi i email-eve dhe krijimi i prezantimeve deri te kërkimi i informacionit, redaktimi i videove dhe analizimi i të dhënave.
Prandaj, njerëzit që kuptojnë se si t’i përdorin këto mjete mund të kursejnë kohë, të punojnë më me efikasitet dhe të përmirësojnë cilësinë e rezultateve të tyre. /Telegrafi/
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...