Komentet e miliarderit amerikan Warren BuffettA, kanë bërë që aksionet e gjigantit teknologjik Apple, të arrijnë rekordin më të lartë ndonjëhere
Buffett, në cilësi të Drejtorit Ekzekutiv të konglomeratit holding “Berkshire Hathaway”, deklaroi të enjten se kompania e tij në tre mujorin e parë të këtij viti, ka blerë aksione të Apple në vlerë prej 75 milionë dollarë.
Pas kësaj deklarate, çmimi i aksioneve u ngjit në rekordin më të lartë ndonjëherë, më saktësisht në 184.25 dollarë për një aksion, pas çka dhe u mbyll bursa e tregtimit.
Rritja e fundit e vlerës së aksioneve të Apple është bërë me 4.1 për qind nga një ditë më parë, ku kompania në fjalë ka shtuar vlerën e saj në treg me 37 miliardë dollarë, dhe tani ka vlerën 933 miliardë dollarë, transmeton AA
Vlera e aksioneve të Berkshire Hathaway në Apple, llogaritet në 44 miliardë dollarë.
Valë ekstreme e të ftohtit në SHBA
Kontrolloni nëse ju duhet një jastëk i ri: Truku 30-sekondës...
Real Madridi fiton në “Mestalla“ ndaj Valencias dhe vazhdon ...
Prebreza: Dosjet e dorëzuara në hetuesi bazohen në vendime j...
Tragjedi në Liban/ Shembet ndërtesa, 5 të vdekur
Juventusi shpëton nga humbja ndaj Lazios në çastet e fundit