Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave do të ballafaqohet sot me Belgjikën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 20:00 në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për në Kampionatin Botëror të vitit 2023.
Dardanet tashmë kanë humbur çdo mundësi për t’u kualifikuar tutje dhe vijnë në këtë ndeshje pas humbjes së fundit ndaj liderit të grupit, Norvegjisë me rezultat 5-1.
Belgjika është e pozicionuar në vendin e dytë me 16 pikë, kurse Kosovës është e pesta me vetëm katër pikë.
Para ndeshjes, trajnerja suedeze e Kosovës Andersen u shpreh se skuadra është përgatitur maksimalisht për të kërkuar maksimumin nga kjo ndeshje, derisa shtoi se janë në dijeni për cilësitë që ka Belgjika si skuadër.
Më pak orë pune, më shumë ditë pushimi: Holandezët punojnë 4...
Universiteti i Prishtinës shënon 56-vjetorin e themelimit
Votoi kundër rezolutës për Specialen, Geci: Shumë krenar për...
Në Speciale vazhdon seanca me deklaratat e mbrojtjes
Mot me vranësira dhe reshje lokale shiu, temperaturat deri n...
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...