Zyrtarizohet kalimi i futbollistit të Zvicrës përtej Atlantikut

16:24 | 2 Janar 2018
Arbresh.info

Mbrojtësi zviceran, Reto Ziegler, do ta vazhdojë karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në skuadrën e Dallasit, përcjellë arbresh.info.

Ziegler në edicionin e fundit u aktivizua te skuadra e Luzernit në Zvicër derisa me skuadrën amerikane ka firmosur kontratë 1-vjeçare.

Grasshopper, Tottenham Hotspur, Hamburger SV, Wigan Athletic, Sampdoria, Juventus, Fenerbahçe, Sassuolo dhe Sion janë skuadrat në të cilat është aktivizuar gjatë karrierës së tij, 31-vjeçari.

Ai ishte pjesë edhe e Përfaqësueses së Zvicrës. /arbresh.info/

Rezultate imazhesh për Reto Ziegler

 

Shpërndaje në rrjete sociale