Trajneri Arsim Gojani dhe shtabi teknik i Vëllaznimit kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit gjakovar në rrjetet sociale.
Arsyeja e dorëheqjeve vjen pas rezultateve jo të mira në ndeshjet e fundit.
“Pas rezultateve negative të katër xhirove të para, kryetrajneri Arsim Gojani dhe shtabi teknik kanë ofruar dorëheqje të parevokushme. Pas ndeshjes së sotme është mbajtur mbledhja e bordit drejtues të klubit, ku Bordi e ka miratuar dorëheqjen e Shtabit Teknik dhe falënderon kryetrajnerin Gojani dhe shtabin teknik për kontributin e dhënë dhe angazhimin tyre të palodhshëm gjatë këtyre tre muajve”, thuhet në njoftimin e klubit gjakovar.
Klubi me nam në futbollin e Kosovës po kalon nëpër një periudhë të vështirë.
Vëllaznimi bën gara në Grupin A të Ligës së Parë dhe rrezikon seriozisht të bie një rang më poshtë pasi ka tubuar vetëm dy pikë në 18 ndeshje të zhvilluar duke u pozicionuar në vendin e fundit./lajmi.net
Komuna e Mitrovicës inicion procedurë për trajtimin e qenve ...
Llapi blindon talentin Mërgim Cërnavërni
Rama njofton: Ora e parë mësimore më 16 shkurt kushtuar UÇK-...
EKSKLUZIVE – MPB shkarkon 15 ish-roje serbë të urës në Mitro...
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...