Deportivo La Coruna e ka emëruar trajnerin e ri. Drejtimin e kësaj skuadre e ka marrë spanjolli Pepe Mel, transmeton Arbresh.info nga mediat spanjolle.
Ai më parë e ka drejtuar Betisin. Mel e zëvendëson në këtë pozitë trajnerin e larguar Gaizka Garitano i cili u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta.
Deportivo në dhjetë ndeshjet e fundit nuk ka arritur që të shënojë fitore, teksa po ‘lufton’ për mbijetesë në elitën e futbollit spanjoll.
Deportivo pas javës së 23-të ndodhet në pozitën e 17-të me 19 pikë të grumbulluara. /Arbresh.info
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...