Klubi i basketbollit Sigal Prishtina, kampion në fuqi i Kosovës dhe i Ligës Ballaknike, merr vendim të papritur.
Ata tërhiqen nga farat e Ligës Ballkanike në basketboll, duke dhënë edhe arsyet e tyre. “Ju njoftojmë që pas 4 vitesh pjesëmarrje në Ligën Ballkanike SIGAL UNIQA BIBL, garë në të cilën fituam dy herë titullin kampion, bordi drejtues i klubit ka vendosur për të ndërprerë pjesëmarrjen në këtë garë. I gjithë fokusi i klubit do të jetë në garat Europiane te Fiba-s dhe ato vendore. Po ashtu menaxhmenti i klubit ka vendosur që për edicionin e ardhshëm të konkurrojë për anëtarësim në ligën tjetër regjionale ABA LIGA. Ne me këtë rast falënderojmë udhëheqësit e Ligës Ballkanike për mundësinë e dhënë për thyerjen e izolimit të basketbollit Kosovar si dhe ngritjen e cilësisë së Klubit të Basketbollit Sigal Prishtina dhe basketbollit Kosovar në përgjithësi”, thuhet nga KB Sigal Prishtina.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK