Pas Shkarkimit të Ronald Koeman, Sergi Barjuan i cili është trajner aktual i ekipit B, është emëruar trajner i përkohshëm i Barcelonës deri sa të përfundojnë të gjitha shërbimet për të nënshkruar me legjendën e klubit, Xavi Hernandez.
Sipas “Marca”, Barjuan do të kryejë seancën e parë stërvitore sot pasdite me skuadrën.
Këtë gjë e ka konfirmuar vetë klubi me anë të një postimi në Twitter.
Presidenti i klubit katalunas, i ka besuar detyrën spanjollit deri sa të mbërrijë Xavi në Barcleonë.
49-vjeçari bashkë me Barcelonën B, aktualisht është në vendin e 11 të tabelës me 13 pikë, ku ka shënuar tre fitore, katër barazime dhe dy humbje. /arbresh.info/
LATEST NEWS | Sergi Barjuan, new interim manager of FC Barcelona
More info: https://t.co/XhkvtE1q9L pic.twitter.com/IV77rw7vXP
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 28, 2021
Vrasja në Klinë, Elezaj i shpreh ngushëllime familjes: Ishte...
Haradinaj për vrasjen në Klinë: Lajm i hidhur vdekja e bashk...
Qipro merr garanci nga Britania e Madhe: Bazat ushtarake s’d...
Shea: KFOR-i të mbetet në Kosovë deri anëtarësimin në NATO
Prokuroria: Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Klinë, do t...
Serbia negocion me disa kompani për shitjen e një pjese të n...